Celebrities Showbiz

“Më kanë shoqëruar lotët…” Një partnere si Elita, bukuroshja mbështet Gjikon në çdo hap të tijin!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.

E pas gjithë kësaj ‘zhurme’ dhe reagimeve të tij duket se Gjiko nuk ka ndërmend të merret më me këtë çështje por të vazhdojë me karrierën e tij si reper. Gjiko ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Gjoni”. Kënga është pritur mirë nga publiku, kjo pasi tematika që trajton është tejet e veçantë.

Në këtë këngë, Gjiko iu këndon faljes së gjakut dhe fenomenit të hasmërive farefisnore që kanë ekzistuar ndër vite tek shqiptarët. Por jo vetëm tek fansat, ky projekt është pritur mjaft mirë dhe nga të afërmit e reperit. Bashkëshortja e tij Elita Rudi ka rishpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një pjesë të këngës së tij të re dhe tregoi përjetimet e saj. Ajo shkroi:

Çdo herë që e kam dëgjuar e parë këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realitet të hidhur të Kosovës.

E teksa akuzat për të vazhdojnë, duket se Elita Rudi nëna e dy fëmijëve të artistit, po i qëndron më pranë se kurrë. Pak javë më parë, bukuroshja ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, teksa i puth dorën duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.

Kujtojmë se Gjiko ka marrë një sërë komentesh pozitive edhe nga fansat gjatë këtyre ditëve të vështira për të,  teksa ndjekësit e tij treguan se sa shumë e duan dhe e mbështesin duke i dërguar në rrjete sociale qindra mesazhe pozitive dhe këtë mbështetje na e tregoi vetë reperi.