Celebrities Gossip Showbiz

Melinda Ademi ‘thumbon’ koleget e saj!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe. E dashamirësit e muzikës së saj presin me padurim se kur do të lansojë bukuroshja projektet e reja dhe padyshim kësaj vere plot duete nuk mund t’i mungonte dhe një nga ana e artistes

Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një video në TikTok, ku duket se ka ‘thumbuar’ koleget e saj për faktin se duan të duken si ajo. Në video Melinda shprehet:

Çfarë po më duket ekstrem qesharake kështu në 2018 krejt estrada shqiptare është dukur ndryshe, e në ditët e sotme 2022 po duken të gjithë si unë, a jeni shkuar te mjekët me fotografinë time, apo çfarë është bërë kështu.

Së fundmi Melinda ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me reperin e njohur dhe të dashur për publikun, Ledri Vulën. Kënga titullohet “A mke dasht” dhe deri më tani ka kaluar 9 milion klikime në platformën YouTube, duke treguar kështu se është një këngë shumë e pëlqyer nga publiku.