Celebrities Showbiz

Menaxhimi i situatës ndaj COVID-19, acarohet keq blogerja e njohur, me kë e ka ajo?

Ajo është një nga sipërmarrëset më të paguara në botë. Bëhet fjalë për influencuesen e njohur italiane, Chiara Ferragni e cili së fundmi është bërë edhe nënë e një vajze. Përmes një postimi në Instagram ylli italian ka kritikuar ashpër mënyrën se si po menaxhohet e gjitha situata ndaj COVID-19 në Itali.

Rasti i vaksinimit kundër COVID-19 i gjyshes së bashkëshortit të saj, Fedez, Luciana Violini, e ka acaruar keq Chiara-n sepse e gjitha kjo sipas saj nuk po menaxhohet siç duhet nga instancat përkatëse. Për më tepër ajo u shpreh:

Nëse dje isha e zemëruar, sot jam edhe më shumë e zemëruar duke menduar se gjyshe Luciana, e cila kishte të drejtë të vaksinohej para shumë muajsh, arrin të fitojë të drejtën e saj vetëm sepse dikush ka frikë se unë mund të trazoj opinionin publik. Po gjyshërit e tjerë që kanë të njëjtën të drejtë dhe nuk kanë dikë që të dëgjohet në media, si do ia bëjnë? Ne duam të vaksinojmë të dashurit tanë sa më parë të jetë e mundur dhe të ndalojmë të kemi frikë se midis atyre 500 vdekjeve në ditë, mund të jenë edhe të dashurit tanë.

Më pas Chiara i drejtohet kryeministrit dhe të gjithë politikanëve, ministrave dhe parlamentarëve të vendit, për të filluar nga puna konkrete sepse njerëzit janë lodhur shumë duke dëgjuar vetëm fjalë.

Rikujtojmë, se para disa kohësh 33-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Fedez u zgjodhën si “Personazhet e vitit” nga “Vanity Fair Italia” së bashku me 20 personazhe të tjerë.