Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Pas skandalit që u përfshi, blogerja Chiara Ferragni rikthehet në botën e modës si fytyra e re e…

Chiara Ferragni ka njoftuar rikthimin e saj në skenën ndërkombëtare të modës, duke zbuluar se është fytyra e re e Guess për pranverën 2026. Ky bashkëpunim shënon angazhimin e saj të parë të madh pas mbylljes përfundimtare të çështjes ligjore që e shoqëroi gjatë dy viteve të fundit.

Paul Marciano, bashkëthemelues dhe Drejtor Kreativ i Guess, u shpreh se zgjedhja e Ferragnit ishte e natyrshme: “Që në fillim ndjemë një lidhje të fortë me Chiaran. Energjia, vetëbesimi dhe qëndrimi i saj përfaqësojnë në mënyrë të përkryer shpirtin e Guess. Ajo është shembull i një gruaje që beson në veten e saj dhe ecën përpara me vendosmëri.”

Pas dy vitesh heshtjeje dhe presioni të jashtëzakonshëm publik, Chiara Ferragni ka thyer më në fund heshtjen. Vetëm pak ditë pasi u shpall e pafajshme në çështjen gjyqësore për mashtrim të rënduar, të lidhur me fushatat “Pandoro Balocco Pink Christmas” dhe “Uova di Pasqua”, influencerja italiane ka dhënë intervistën e saj të parë, duke rrëfyer pa filtra një nga periudhat më të errëta të jetës. Sipërmarrësja 37-vjeçare ka treguar për mediat italiane se vendimi i gjykatës i ka sjellë qetësinë që i mungonte prej vitit 2022. Ajo zbuloi se momentin e pafajësisë e festoi në mënyrën më të thjeshtë: në shtëpi, mes njerëzve të saj më të afërt.