Celebrities Gossip Showbiz

Merr fund martesa?! Britney Spears dhe partneri i saj Sam Asghari shfaqen pa unaza!

Diva e muzikës pop Britney Spears dhe bashkëshorti i saj Sam Asghari së fundmi kanë hequr unazat e martesës, përpara se këngëtarja të nisej për pushime pa bashkëshortin. Britney ka shijuar një kohë në Meksikë me mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Cade Hudson, ndërkohë që Asghari ndodhet në Los Angeles.

Unaza e autores së “Toxic” nuk shihej askund, teksa u fotografua gjatë mbërritjes në aeroportin e Los Angelesit. Në ato momente, ajo po futej në një makinë përpara se të udhëtonte për në Cabo. Asghari nga ana tjetër po ashtu ishte fotografuar pa unazë, ku disa burime thanë se ai e hoqi atë pasi po xhironte një projekt. Unaza gjithashtu ka munguar dukshëm në videot që Spears ka publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by River Red (@britneyspears)

Rikujtojmë, se Britney dhe Sam u martuan verën e vitit të kaluar në një dasmë madhështore. Ndërkaq, së fundmi Sam ka shprehur dëshirën për të luajtur në një film aksion me gruan e tij. Pasi refuzoi të jepte ndonjë detaj rreth projektit, Sam u pyet nëse ai do të konsideronte ndonjëherë të luante së bashku me Spears në një ‘romcom’.