Celebrities Gossip Showbiz

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher i lajnë fëmijët e tyre shumë rrallë dhe këtë e bëjnë vetëm kur…

Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher pranuan se nuk i lajnë fëmijët e tyre çdo ditë. Gjatë një interviste ata u shprehën se rutina e fëmijëve të tyre, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood lidhur me dushin nuk është e përditshme, por vetëm atëherë kur duket ndonjë papastërti në ta. Ndërkohë, duket se Monica Padman nuk ndante të njejtin mendim me të ftuarit e saj.

Unë nuk mund ta besoj që i përkas një minoriteti që lahet. Kush ju tha mos të laheni?

Mila Kunis nuk humbi rastin të kundërpërgjigjet.

Unë nuk kisha ujë të ngrohtë teksa isha fëmijë në rritje, ndaj dhe nuk bëja shpesh dush. Kur u bëra nënë, as fëmijët e mi nuk i laja çdo ditë. Unë nuk laja bebat e mi shumë shpesh. Sipas “Mayo Clinic” të lash bebin çdo ditë mund të thajë lëkurën e tij.

Dyshja vazhdoi të surprizojë gjatë kësaj interviste teksa zbuluan se disa pjesë të trupit i lajnë çdo ditë, disa madje edhe dy herë në ditë.

Unë i laj sqetullat dhe organet gjenitale çdo ditë, por asgjë tjetër. Unë kam tendencën të hedh ujë në fytyrën time pas palestrës, por jo sapun.

Mila Kunis tregoi se kjo është ajo që dëshiron dhe pëlqen për fëmijët e saj. Ndërkohë, Aston Kutcher shtoi se vetëm nëse shikon papastërti te fëmijët, duhet t’i lash ata. Në të kundërt nuk ka asrye siç u shpreh ai. Një intervistë që habiti sigurisht, por ata e dinë më mirë se çfarë vendimi duhet të marrin për fëmijët e tyre.