Celebrities Gossip Showbiz

Miley Curys tregon ditën kur vendosi që t’i jepte fund martesës së saj!

Miley Cyrus ka zbuluar momentin kur e dinte që martesa e saj e shkurtër, me të dashurin e saj prej shume vitesh kishte marrë fund. Këngëtarja e hitit, “Used To Be Young” 30-vjeç dhe ylli i filmit “Hunger Games”, 33-vjeç, kanë patur një marrëdhënie me ndarje dhe ribashkime, derisa vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre në dhjetorin e vitit 2018-të.

Çifti u nda vetëm 8 muaj mbas martesës dhe Liam paraqiti kërkesën për divorc vetëm pak kohë pas këtij vendimi, duke cituar si arsye të ndarjes “një martesë e parikuperushme”. “Glastonbury ishte në Qershor dhe në atë kohë mora vendimin. Martesa ime me Liam erdhi sigurisht nga dashuria, pasi kishim 10 vite bashkë por në një farë mënyre edhe nga një traumë e përjetuar”, ka thënë këngëtarja.

Miley ka shpjeguar se ajo dhe ish-bashkëshorti u përpoqën që ta shpëtonin marrëdhënien e tyre sa më shpejt të ishte e mundur por përfunduan duke lënduar më shumë njëri-tjetrin.

Vetëm pak muaj para martesës, cifti humbi shtëpinë në Malibu për shkak të zjarreve masive, i cili mori jetën e tre njerëzve dhe shkatërroi 1643 struktura në nëntorin e vitit 2018-të.