Celebrities Gossip Showbiz

Miq si këta duam të gjithë! Ori Nebijaj nuk ishte atje, por nuk e humbi kërcimin e Isli Islamit në “Dancing With The Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e djeshme dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që ishte atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram. Ndërkohë, le t’ju japim një vështrim të gjithçkaje që ndodhi para dhe pas kamerave në premierën e “Dancing With The Stars”.

Veç vipave që shkëlqyen në arenën e kërcimit, të shumtë ishin dhe ata të pranishëm në publik për të përkrahur njerëzit e tyre të dashur. Ndër to përmendim Jonida Aliçkolli, Donald Veshaj, Viola Spiro, Andy Gramo, Arnita Beqiraj, Xheraldina Vula, Ina dhe Marsi Pojani.

Mirëpo, ishte edhe një tjetër personazh publik, që megjithëse nuk e ndoqi live nga studio e “DWTS” premierën, pati një mënyrë speciale për të ndjekur dhe përkrahur mikun e saj Isli Islami.

Ndoshta e keni kuptuar që bëhet fjalë për Ori Nebijaj. Prezantuesja dhe moderatorja duket se ishte në një ambient të jashtëm, por nuk e humbi premierën teksa ka ndarë foto ku sheh kërcimin e mikut të saj Islit, përmes telefonit. Epo miq si këta duam të gjithë!