E ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French”, të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja, ka qenë moderatorja e njohur Ori Nebijaj. Pas disa vitesh shkëputjeje nga ekrani i Top Albania Radio, rikthimi i saj me këtë intervistë ishte një moment vërtet i veçantë për publikun.
Gjatë kësaj kohe, Ori kishte zgjedhur t’i përkushtohej politikës, duke mbajtur mandatin si deputete e Partisë Demokratike deri në mars të këtij viti. Megjithatë, pasioni për televizionin nuk e ka lënë asnjëherë. Pas daljes në “Big Brother VIP Albania 4” si opinioniste, ajo është rikthyer sërish pranë publikut, këtë herë si pjesë e panelit të moderimit në sezonin e ri të emisionit “Goca & Gra”. Si është për të angazhimi në këtë projekt të ri dhe bashkëpunimi me vajzat e tjera?
Tek ne mesa kam kuptuar deri tani, patjetër që kemi qenë vetëm dy herë në transmetim dhe do duhet disa herë që të gjitha ne të jemi më rehat me njëra-tjetrën që t’ja kuptojmë tempizmin dhe kohën, por e para unë jam një nga ato që ka kufje në vesh dhe autori i programit do më paguajë doktorin në fund të emisionit se nuk i mbyllet goja. Unë e njoh shumë mirë televizionin dhe kur është ai momenti dhe ai meraku që ti do të marrësh diçka nga i ftuari, tani ne jemi pesë aty. Si t’ja bëj unë me shenjë të gjithave që një sekondë se më duhet të them diçka? Do vi duke u rregulluar. Kërkoj ndjesë kush është ndjerë keq.
Falë një loje të realizuar nga Lei, Ori duhej të zgjidhte mes prezantuesve që ajo kishte punuar. Nga djemtë vijoi si më poshtë:
Lei: Eno Popi, apo Flor Gjini?
Ori: Eno Popi.
Lei: Eno Popi, apo Isli Islami?
Ori: Florin dhe Islin unë i kam si vëllezër. Profesionalisht më duhet një moment ta zgjedh Enon. Isli gjithsesi.
Jonida: Isli, apo Arbër Hajdari?
Ori: Isli.
Jonida: Isli, apo Arjan Konomi?
Ori: Isli.
Jonida: Isli, apo Ledioni?
Ori: Ledioni.
Përsa i përket vajzave:
Lei: Rudina, apo Rozana?
Ori: Rudina sepse kam një njohje më të gjatë.
Jonida: Rudina, apo Sherina?
Ori: Rudina.
Jonida: Rudina, apo Ema?
Ori: Ema.
Ndërsa midis Emës dhe Ledionit, Ori zgjodhi Emën si të preferuarën e saj për të ndarë moderimin.