Lifestyle

Mjafton të nuhasin bluzën tuaj për të kuptuar nëse jeni beqarë apo të martuar…

Së fundmi një studim i botuar në revistën mjekësore “Frontiers in Psychology” i kryer nga studiues në Universitetin Macquarie në Australi, përfshiu 82 gra. Gratë duhej të zgjidhnin nga 91 burra, 45 të martuar dhe 46 beqarë, për të vendosur se kush ishte në një lidhje. Kështu, ato nuhatën djersën nga një bluzë që kishin veshur për 24 orë dhe më pas e krahasuan erën me fotot e tyre. Autorët e studimit pohuan se:

Sipas rezultateve të sondazhit, djersa e meshkujve të pamartuar u vlerësua si erë më e fortë se ajo e meshkujve të martuar.

Shkencëtarët nuk mund të përcaktonin saktësisht pse ekzistonte ky ndryshim në aroma, por autori i studimit Mehmet Mahmut tha për ‘Newsweek’ se hormonet luajnë një rol në “kërkimin e partnerit”.

Ne e dimë nga hulumtimet e mëparshme se testosteroni më i lartë lidhet me erën më të fortë të trupit. Burrat potencialisht beqarë kanë nivele më të larta të testosteronit.

Në fakt, ai supozoi se një burrë i martuar zakonisht jo vetëm që i kushton më shumë rëndësi higjienës së tij fizike, por edhe ushqimeve që konsumon, ndaj është logjike që do të ketë një ndryshim domethënës në erën e tij. Ndërkaq, ndonjëherë njerëzit janë në humor të keq dhe ndodh që romanca me partnerin të zbehet. Dr.John Gottman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit dhe autor i librit “Seven principles for a successful marriage”, ka thënë që çiftet duhet patjetër të përkëdhelen dhe të puthen mjaftueshëm në mënyrë që në martesë të mbajnë gjallë romancën.