Gossip Showbiz

Romancë në kohë koronavirusi! Kendall Jenner zyrtarizon lidhjen e re!

Modelja e njohur Kendall Jenner ka bërë publike romancën e saj më të re. Ylli i familjes Kardashian është në një lidhje me basketbollistin Devin Booker. Ishte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së.


Modelja e famshme ka preferuar ta mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes mediatike dhe në fillim të shkurtit një burim i afërt për “Entertainment Tonight” rrëfeu për lidhjen e tyre se:

Nuk kanë pritshmëri të larta dhe nuk janë zotuar në premtime të çmendura. Axhenda e Kendall-it është shumë e zënë dhe Devin e kupton këtë gjë fare mirë. Ajo është tepër individualiste në disa gjëra, i pëlqen të ketë hapësirën e saj dhe kohë me familjen dhe miqtë.

Image result for kendall jenner devin booker