Gossip Showbiz

Një markë e re tekila fut në “sherr” Kendall Jenner me ndjekësit e saj?!

Ajo është një nga modelet më të famshme në botë si dhe ylli i klanit Kardashian-Jenner. Kendall ka njoftuar pak ditë më parë lançimin e një marke tekila, dhe kjo duket se nuk është pritur fare mirë nga ndjekësit e saj. Ky projekt i ka kushtuar 3 vite e gjysmë nga koha e saj bukuroshes për markën e saj të quajtur “818”.

Por menjëherë pas këtij lajmi kanë vërshuar kritikat në lidhje me markën e re të supermodeles, pasi fakti që Jenner ka nisur një biznes duke mos patur njohuri nga kultura meksikane, ka bërë që fansat e saj ta konsiderojnë këtë si të papranueshme. Ato e konsiderojnë këtë si një shembull i përvetësimit kulturor.

Ideja e të personazheve publikë të bardhë që marrin nga artizanët vendas meksikanë dhe përfitojnë nga traditat dhe biznesi bujqësor, por vetëm vizitojnë Cabos dhe Puerto Vallarta për vendet e pushimeve … më duket një mënyrë e gabuar.

Rikujtojmë, se së fundmi Kendall ka bërë publike romancën e saj më të re me basketbollistin Devin Booker.