Celebrities Gossip Showbiz

Modelja Irina Shayk poston në rrjete sociale foto ‘topless’!

Modelja e njohur Irina Shayk ka postuar së fundmi disa foto ku duket mahnitëse. Ylli tashmë ka mësuar publikun e saj me foto provokuese në Instagram.

Këtë herë ajo ka zgjedhur të pozojë topless, në një shkëmb, ku shihet e veshur gjithashtu me atlete, çorape të gjata të bardha. Në disa prej tyre shihet me një triko të lidhur rreth belit, ndërsa në të gjitha fotot e mbulon gjoksin me duar. Në llogarinë e saj personale mund të shihni foto nga përditshmëria e saj, por më së shumti poza dhe fotosesione profesionale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by irina shayk (@irinashayk)

Irina Shayk ishte në lidhje me Cristiano Ronaldon për pesë vjet nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe pavarësisht se ka kaluar gati një dekadë nga kjo lidhje, ajo ende nuk mund t’u shpëtojë fansave të yllit të futbollit, siç dëshmohet nga pjesa e komenteve të saj në Instagram. Shayk, së fundmi ka filluar që të takohet me qendërmbrojtësin e NFL, Tom Brady dhe tani të gjithë mbështetësit e CR7 po vërshojnë në llogarinë e saj me foto, video dhe meme të Ronaldos. Ata përdorin edhe imazhet e gruas së tij, Georgina Rodriguez, për të mërzitur modelen.