Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Greta Koçi si me stil na paralajmëroi se do të publikojë një këngë të re?

Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore. E nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” e kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.

E kohëve të fundit, Greta kishte zgjedhur të qëndronte pak larg tregut muzikor dhe të mos ishte aq aktive sa në fillimet e saj, por duket se bukuroshja e ka nisur këtë vit mbarë, pasi ka lançuar disa projekte muzikore.

Pak orë më parë me anë të një Instastory duket se artistja na paralajmëroi se do të publikojë një këngë të re (ose më saktë që e ka gati) me anë të një video ku tregon se është në palestër dhe pyet ndjekësit se çfarë po dëgjon në kufje.

Asgjë apo këngën e re? 

Gjithashtu, Greta qëndron më pranë ndjekësve dhe dashamirësve të muzikës së saj nëpërmjet koncerteve që sidomos në sezonin veror janë të shumta.

Teksa, duket se në daljet e këngëtareve tona nuk dëgjohet vetëm muzika, por vëmendje të madhe tërheq edhe ‘look-u’ i tyre. Si ka ndodhur së fundi me Gretën, së cilës i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës që e komplimenton për veshjen e saj, pasi ‘po shohim shumë këngëtare të zhveshura’ dhe teksa e ka shpërndarë në rrjete sociale, bukuroshja duket se bie dakord me fjalët.