Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Olta Gixhari sapo na tregoi veshjen e saj në premierën e filmit?

Filmi “Në kuadër të dashurisë” prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Tashmë më në fund pritjes i erdhi fundi dhe më në fund është publikuar traileri i “Në kuadër të dashurisë”. Premiera do të prezatohet më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve.

E dihet se përgatitjet për premierën e madhe kanë nisur dhe të gjithë aktorët dhe të ftuarit kanë menduar për veshjen e tyre. Ndër ta edhe Olta Gixhari, e cila me anë të disa postimeve në Instastory na ka lënë të kuptojmë se për ‘look-un’ e saj do të kujdeset stilisti Valdrin Sahiti. Ama vetëm pak më parë Olta ka postuar  një foto para pasqyrës me një fustan të stiluar nga Valdrini dhe mendohet se në premierën e filmit aktorja ka bërë atë zgjedhje. Tashmë na mbetet vetëm të presim se si do të duket yjet e filmit.

Edhe ju mund ta shihni bashkë me protagonistët. Në një event madhështor ku yjet e filmit do të parakalojnë në tapetin e kuq. Biletat mund ti blini në films.top-channel.tv. Nëse edhe ju doni të jeni pjesë e kësaj nate të rëndësishme dhe një organizimi unik, mund të bilini biletat tuaja në films.top-channel.tv. Gjithashtu, për të ndjekur tapetin e kuq nga afër, hyrja është e lirë prej orës 18:30. Mos e humbisni, ju presim të gjithëve atje!