Celebrities Film & Tv Showbiz

Mund ta kemi parë të lumtur, por ja si ka qenë gjendja e Camilla Cabello në filmin “Cinderella”!

Bukuroshja Camila Cabello ka treguar se filmi i saj “Cinderella” ia bëri jetën më të mirë gjatë kohës që ajo po luftonte mes stresit dhe ankthit. Këngëtarja e hitit të njohur “Don’t Go Yet” i surprizoi dhe i gëzoi shumë fansat e saj me këngën super hit “Million to One” për Hirushen por ajo vetë ndërkohë po gjente një ngushëllim në të, zbuloi këngëtarja.

Gjatë intervistës së saj të fundit me “The Hollywood Reporter”, Cabello tregoi se gjatë kohës që punonte në këtë projekt, ajo po kalonte një periudhë të vështirë.

Unë nuk mendoj se di të shkruaj në ndonjë mënyrë që nuk është personale për mua. Kur punoja për ‘Million to One’ për Hirushen, për të qenë plotësisht e sinqertë, po kaloja një kohë vërtet të vështirë me shëndetin tim mendor.

Falë këngës, këngëtarja e ngriti veten dhe nuk lejoi që problemet e shëndetit mendor të merrnin më të mirën e saj ndërkohë që ylli i “Havana” vazhdoi të shtonte se:

Ishte vetëm një periudhë  me shumë ankth dhe trishtim për mua, dhe ajo këngë më bëri të ndihesha si , ‘Unë mund ta kapërcej këtë. Unë e di se mund ta bëj jetën time më të mirë’. Ndihem sikur e kam kanalizuar udhëtimin tim personal në atë të personazhit. Personazhi ishte super i sigurt, të gjithë i thoshin jo, por ajo e dinte.

Së fundmi ish-anëtarja e grupit “Fifth Harmony” u ka dhënë fansave të saj një dhuratë përpara Krishtlindjeve duke bërë edhe një ndryshim shumë interesant. Këngëtarja vendosi që në “I’ll Be Home for Christmas” të NBC të ” Michael Bublé’s Christmas in the City”. Ajo çfarë mori një vëmendje të madhe ishte grupi ‘Mariachi’ që ajo kishte zgjedhur që të kishte krah saj dhe kjo ishte për të vetmen arsye se donte të sillte edhe njëherë në rikujtesë origjinën e saj meksikane.