Tech

Mund të mbushë në të njëjtën kohë dy pajisje, karikuesi i ri i Samsung!

Karikuesi i ri i Samsung-ut mund të mbushë dy telefona në të njëjtën kohë dhe në tregun evropian do të kushtojë 69.90 euro. Në janar, u njoftua se Samsung planifikon të zgjerojë gamën e saj të pajisjeve për telefonat inteligjentë me dy karikues të rinj, duke përfshirë Charger Duo 50 vat me dy porte USB-C.

Edhe pse thuhej se karikuesit e rinj do të dilnin në treg me serinë e telefonave Galaxy S24, nuk ndodhi kështu dhe ata disi ranë në harresë. Mirëpo, pothuajse pesë muaj pas paralajmërimit fillestar, kompania koreano-jugore vendosi të prezantojë zyrtarisht Charger Duo 50 vat, i cili në tregun evropian mbërrin me një çmim prej 69.90 euro.

Fjala është për karikuesin me numër EP-T5020 që vjen me dy porte USB-C. Shpejtësia maksimale e mbushjes në një portë është 50 W, ose 45 W pasi modelet kryesore të Samsung nuk mbështesin shpejtësi më të larta, ndërsa përdorimi i të dy porteve do të jetë 25 W.

Dërgesat e telefonëve nga Apple kanë pësuar një rënie prej 10% në tremujorin e parë të 2024, shkaku i konkurrencës së madhe të telefonave Android. Bëhet e ditur se dërgesat globale të telefonave Samsung janë rritur për 7.8% gjatë periudhës janar-mars, duke zënë kështu vendin e parë si prodhues global.

Xiaomi si një nga prodhuesit kryesor të telefonave në Kinë, zë vendin e tretë. Samsung i Koresë së Jugut i cili së fundmi ka prezantuar serinë e re Galaxy S24 ka dërguar më shumë se 60 milionë telefona gjatë kësaj periudhe tremujore. Kjo rënie e Apple thuhet se nënvizon sfidat me të cilat përballet kompania amerikane në treg, pasi disa kompani kineze e kufizojnë përdorimin e pajisjeve Apple nga punonjësit.

Gjiganti teknologjik do të mbajë një konferencë në qershor ku do të nxjerrë në pah përditësimet e softuerit që fuqizon iPhone, iPad dhe pajisjet tjera Apple. Ndërkaq, rikujtojmë se përdoruesit e iPhone pretendojnë se përditësimi më i fundit i Apple iOS i bën pajisjet të papërdorshme. Megjithatë, ka një zgjidhje për këtë problem.