Celebrities Gossip Music Showbiz

Mungoi në koncertin madhështor të Elton John, Dua Lipa zbulon arsyen!

Performanca e fundit e legjendës së muzikës Elton John në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar është përshëndetur nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen këtë të diel. Këngëtari 76 vjeçar, i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road.

Ndërkaq, ajo që i zhgënjeu jo pak të pranishmit, ishin yjet me të cilët ka bashkëpunuar, të cilët nuk u ngjitën në skenë bashkë me të. Fillimisht, u përfol se Britney Spears do të performonte këngën “Hold Me Closer” në bashkëpunim me Elton John gjatë shfaqjes, por 41-vjeçarja nuk u shfaq. Nga ana tjetër një zhgënjim ishte edhe mungesa e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Elton njoftoi se do e këndonte i vetëm këngën “Cold Heart” pasi Dua nuk mund t’i bashkohej atë natë. Bukuroshja publikoi një foto që ishte në një darkë familjare dhe fansat nuk nguruan t’i shkruanin “Më fal Dua Lipa, por çfarë është më e rëndësishme se performanca në Glastonbury me Elton John”?

Fansat e kanë cilësuar performancën e John një triumf. Koncerti përmbyllës u ndoq nga bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët e tyre, si dhe miq të famshëm duke përfshirë David Walliams dhe Spice Girls. Yjet duke përfshirë Paul Mçartney, Taron Egerton dhe Andrew Garfield u panë gjithashtu në prapaskenë duke parë shfaqjen përpara se të merrnin pjesë në after-party-n e Elton.