Celebrities Gossip Showbiz

‘Mustang Fender’ e Kurt Cobain del në ankand, kitara kap vlerën marramendëse!

Kitara e famshme e Kurt Cobain, një Mustang Fender në ngjyre blu, pritet të dalë në shitje, bashkë me dhjetëra artikuj të tjerë personale të Cobain.

Sendet e vokalistit të grupit Nirvana do të shiten në një ankand në muajin maj.

Kitara, e preferuara e këngëtarit, pritet të shitet deri në 800 mijë dollarë. Në shitje është edhe një nga makinat e tij.

Kënga “Smells Like Teen Spirit” i ka tejkaluar 1.4 miliardë klikime në Youtube dhe në të shfaqet magjishëm kitara Fender në ngjyrë blu, e vitit 1969, si një nga më të bukurat dhe më me vlerë të muzikës rock, thotë Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i shtëpisë së ankandeve “Julien”.

Këngëtari, kompozitori dhe muzikanti i njohur amerikan, Kurt Cobain ka qënë pjesë e grupit rock ‘n’ roll “Nirvana”, si kitaristi, vokalisti dhe kompozitori kryesor i grupit. Në vitin 2019, një triko e djegur me cigare, e cila nuk ishte larë për tre dekada, u shit në një ankand në New York për 334 mijë dollarë dhe thuhet se është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një veshje të thurur.