Celebrities Gossip Music Showbiz

Na bëri për “ujë të ftohtë”, mësoni sa para ka fituar Beyonce nga turneu ‘Renaissance’!

Turneu i suksesshëm ‘Renaissance’ i divës së muzikës pop Beyonce nisi më 10 maj në Suedi dhe përfundoi më 1 tetor në Kansas City. Para fillimit të turneut, ‘Forbes’ vlerësoi se Beyonce do të fitonte mbi dy miliardë euro dhe ashtu ndodhi. Në kohë rekord, ‘Renaissance’ u bë turneu me fitimin më të madh nga një artiste femër, duke kaluar ‘Sticky & Sweet Tour’ të Madonnas me 450 milionë euro. Gjatë turneut, ylli i muzikës ndau po ashtu dy milionë euro për studentë dhe biznese të vogla.

Fillimi i turneut botëror ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante. Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7%. Michael Grahn, ekonomist në ‘Danske Bank’, tha se mendonte se Beyonce ndihmoi në rritjen e tarifave të hoteleve. Ajo gjithashtu mund të ketë qenë forca pas rritjes së papritur të fortë në çmimet e rekreacionit dhe kulturës.

42-vjeçarja ka shitur rreth 200 milionë disqe në mbarë botën, duke u bërë një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave. Gjatë koncerteve të Renaissance World Tour 2023 këngëtarja mahniti audiencën e saj duke sjellë super emocione.