Food & Drink Lifestyle

Na thoni se si e zhytni biskotën në kafe t’ju tregojmë moshën tuaj!

Mënyra se si e zhytni një biskotë në një pije mund të tregojë moshën tuaj. Kjo mbështetet nga kërkimet, të cilat tregojnë se çdo gjeneratë ka mënyrën e vet për të shijuar biskotat e saj. Studiuesit zbuluan se moshat 43-58-vjec dhe një përqindje e ngjashme e moshës 27-42 vjeç, pëlqejnë t’i thyejnë biskotat e tyre në gjysmë për t’i ngrënë. Më pas të moshuarve u pëlqen ta hanë biskotën në katër kafshata.

Në të njëjtën kohë, ata mbi 58 vjeç, preferojnë ta hanë biskotën e tyre ngadalë, nga skajet, fillimisht dhe më pas nga brenda. Sipas studimit të Galaxy Biscuits, 38% e Gjeneratëz Z (26 vjeç e poshtë) zgjedhin të zhysin dy herë biskotën e tyre në pije dhe gjysma thonë se u pëlqen ta zhysin biskotën e tyre për dy sekonda në çaj. Pesë biskota ishte mesatarja që ata konsumonin.

Ndërkohë, Gjenarata Z kënaqet duke e zhytur mirë biskotën e tyre në çaj. Hulumtimi vjen pasi McVitie’s nisi një fushatë në Britani për të rikthyer çajin dhe biskotat në zyrë, pasi u zbulua se punëtorët janë aq të zënë sa nuk dinë as emrat e kolegëve të tyre të punës. Gjatë javës ju shpesh e pini kafen me nxitim, teksa jeni duke u bërë gati, apo në çastin kur ju mbyllen sytë dhe dita vazhdon ende me rutinën e saj. Ndërsa të dielën nuk ndodh kështu. Të dielën ju e pini kafen me gjithë kënaqësinë tuaj. Por pse na shijon kaq shumë kafja këtë ditë specifike? Kjo, për të plotësuar një mëngjes të vonë me familjen, apo një takim me miqtë.