Celebrities Love & Sex Showbiz

Ndarje më të bukur nuk kishim parë, dyshja e njohur e showbiz-it i japin fund fejesës!

Dyshja e njohur e showbiz-it, Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Lajmin e konfirmoi këngëtari italian përmes një postimi në Instagram.

Para 3 vitesh njoha njeriun më të mrekullueshëm. Atë ditë jeta ime ndryshoi përgjithmonë, jam pafundësisht mirënjohës për çdo moment të kaluar së bashku. Ishte një eksperiencë e bukur të isha krah saj. Me këtë person mësova çfarë është dashuria. Mbaj mend çfarë më tha herën e parë që jemi takuar. Më tha: ‘Sa i bukur je’. ‘Jo nuk jam’-i thashë unë. ‘Nëse nuk me lë të të komplimentoj nuk do të funksionojë mes nesh’-ma kthehu. Me të mësova të dua veten, të ndihem i bukur dhe të pranoj të metat e mia. Vetëm zoti e di sa njerëz kam lënduar me këtë ego-n time. Tani jam gati për një kapitull të re në jetën time. Dhimbja do të jetë ‘mësuesi’ im siç dashuria ishte. Të bini në dashuri është gjëja më e bukur që mund t’ju ndodhë. Marrëdhëniet nisin dhe përfundojnë. I uroj vetëm më të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë pranë saj. Të dua!

Sipas ‘People’, dyshja u nda miqësisht. Një burim i brendshëm tha për gazetën se:

Oraret e tyre kontradiktore çuan në një kohë të gjatë larg, që përfundimisht rezultoi në ndarje.

Mascolo, 28 vjeç, i propozoi Thorne, 24 vjeçe, në mars 2021 pas gati dy vitesh lidhje. Të dy filluan së pari të shoqëroheshin në prill 2019, disa ditë pasi Thorne njoftoi ndarjen e saj nga reperi Mod Sun. Rikujtojmë, se disa vite më parë Thorne vendosi të shfaqej e padepiluar në publik. Fotot e saj qarkulluan në media si vajza e cila po thyen tabu por megjithatë një pjesë e fansave të saj e kritikuan.

Bella pozoi për një set fotografik me qëllim promovimin e linjës më të re të rrobave të banjos së saj por ajo që menjëherë ra në sy nuk ishin të brendshmet shumëngjyrëshe por sqetullat e saj të padepiluara. Edhe pse këto foto shkaktuan shumë pakënaqësi tek fansat e saj, Bella nuk i ka aspak problem kritikat.