Showbiz

Bella Thorne harron të depilohet

Modelja e famshme Bella Thorne kohët e fundit ka vendosur të shfaqet e padepiluar në publik.

Fotot e saj prej javësh kanë qarkulluar në media si vajza e cila po thyen tabu por megjithatë një pjesë e fansave të saj e kanë kritikuar.

Së fundmi Bella ka pozuar për një set fotografik me qëllim promovimin e linjës më të re të rrobave të banjos së saj por ajo që menjëherë ra në sy nuk ishin të brendshmet shumëngjyrëshe por sqetullat e saj të padepiluara.

Edhe pse këto foto kanë shkaktuar shumë pakënaqësi tek fansat e saj, Bella nuk i ka aspak problem kritikat, ajo do të vazhdojë të bëjë atë që bën gjithmonë.