Gossip

Ndërroi jetë 9 vite më parë, rihapet hetimi për zbardhjen e shkakut të vdekjes të Whitney Houston!

Diva e muzikës botërore Whitney Houston ndërroi jetë 9-vite më parë, në moshën 48-vjeçare. U njoftua se vitin që lamë pas rezultateve të autopsisë u erdhi fundi. Por mesa duket hetimi po rihapet përsëri për të zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes. Trupi i Houston do të duhet të zhvarroset pasi janë ngritur dyshimet nga hetuesit se ajo është vrarë nga i dashuri i saj, Nick Gordon.

Për revistën “Globe” një burim anomim ka dhënë detaje të tjera që ka nxituar dhe më shumë dyshimet.

Nick Gordon kishte një motiv, por edhe një mundësi për ta vrarë atë. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme për t’u hetuar. Nick ishte i pranishëm kur Whitney u gjet në vaskë.

Rikujtojmë, se asokohe autopsia tregoi gjendjen e frikshme shëndetësore të këngëtares në momentin e vdekjes. Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në vaskë pas mbidozës me kokainë.