Film & Tv Gossip Showbiz

Fillon xhirimi i filmit ikonik “The Bodyguard”, por kë duan producentët në rolin kryesor duke zëvendësuar Whitney Houston?

Filmi ikonik “The Bodyguard”, që bëri histori me Whitney Houston në rolin e yllit të popit Rachel Marron, pritet të rikthehet në një version të ri, dhe emri që po qarkullon për rolin kryesor ka surprizuar publikun – Kim Kardashian.

Edhe pse fillimisht u përfol se këngëtarja Taylor Swift ishte favoritja për këtë rol, për shkak të bashkëpunimit të saj me regjisorin Sam Wrench në dokumentarin “Eras Tour”, duket se producentët e Warner Bros kanë plane të tjera.

Sipas një burimi për “Daily Mail”, kompania është shumë e interesuar për të përfshirë Kim Kardashian në këtë projekt të madh:

Taylor u përmend si opsion logjik për shkak të lidhjes me regjisorin, por në fakt, skenari është shkruar me Kim në mendje. Ajo është një nga figurat më të njohura në botë, dhe producentët mendojnë se do të ishte perfekte për këtë rol

“The Bodyguard”, i publikuar për herë të parë në vitin 1992, ishte një sukses i jashtëzakonshëm në kinema, duke arkëtuar mbi 400 milionë euro dhe duke shitur mbi 50 milionë kopje të kolonës zanore, e cila fitoi edhe çmimin “Albumi i Vitit” në Grammy Awards të vitit 1994.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Kim Kardashian, por burimet thonë se bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe “entuziazmi është i madh”.

Fansat e filmit presin me padurim të shohin si do të realizohet ky rikthim i shumëpritur në ekranin e madh.