Bota Celebrities Film & Tv Gossip

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare ylli i serialit ‘Friends’, Matthew Perry!

Aktori amerikan Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në hitin televiziv të viteve ’90 “Friends”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles sipas mediave amerikane.

“Friends”, një prej serialeve hit të atyre viteve u transmetuan nga viti 1994 deri në 2004, ku episodi i tij i fundit u shikua nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.

Sipas mediave të huaja, aktori u gjet i pavetëdijshëm në vaskë në shtëpinë e tij.

“Friends”, prodhim i Warner Bros, i cili bëri bujë në të gjithë botë është transmetuar edhe në ekranin e Top Channel.

“Jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry. Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e pashlyeshme e familjes së grupit televiziv Warner Bros.”, tha Warner Bros.

“Ndikimi i aftësive të tij komike u ndjenë në mbarë botën dhe trashëgimia e tij do të jetojë në zemrat e shumë njerëzve. Kjo është një ditë zemërthyese dhe ne i dërgojmë dashurinë tonë familjes së tij, të dashurve të tij dhe të gjithë fansave të tij të përkushtuar”, tha Television Group në një deklaratë për CNN.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Brian Humphrey i tha CNN se një telefonatë 911 erdhi në orën 16:07 për një emergjencë mbytjeje.

Kush është Matthew Perry 

I lindur në Williamstown, Massachusetts, nga një baba aktor dhe një nënë gazetare, Perry shkoi të jetonte me të në Otava të Kanadasë, pasi prindërit e tij u ndanë.

Duke u rritur, Perry ndoqi pasionin e tij për tenisin dhe u bë një tenist i rangut më të lartë në Kanada. Ashtu si babai i tij, Perry zhvilloi gjithashtu një interes për aktrimin pasi u transferua në Los Angeles për të jetuar me të kur ishte adoleshent

Roli i parë i Perry-t ishte një pjesë e vogël në dramën “240-Robert” në 1979. Prej aty erdhën pjesë të tjera në shfaqje duke përfshirë “Charles in Charge”, “Silver Spoons” dhe “The Tracey Ullman Show”.

Roli i tij i parë në film ishte kur ishte ende në shkollë të mesme, duke luajtur përballë River Phoenix në filmin e vitit 1988 “Një natë në jetën e Jimmy Reardon”. Një vit para publikimit të filmit, Perry luajti në sitcom “Second Chances” (më vonë u riemërua “Boys Will Be Boys”).

Seriali nuk arriti të gjente audiencën e tij, por Perry vazhdoi të fitonte më shumë role të profilit të lartë në projektet televizive, duke përfshirë “Growing Pains”, “Who’s The Boss” dhe “Beverly Hills, 90210”.

Ishte roli i Chandler i dashur dhe sarkastik në serialin “Friends” në vitin 1994 që e bëri atë të famshëm.

Roli i dha atij një nominim në Primetime Emmy në vitin 2002. Ai gjithashtu mori katër nominime të tjera për çmimin prestigjioz të aktrimit televiziv, duke përfshirë dy për radhën e tij si Joe Quincy në “The West Wing”.

Në “Friends”, Perry luajti së bashku me Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schëimmer, Jennifer Aniston dhe Lisa Kudrow në komedinë rreth një grupi të ngushtë miqsh që jetojnë në New York City.