Celebrities Gossip Showbiz

Ndodh pas 5 vitesh lidhje, Jeff Bezos i propozon për fejesë partneres së tij!

Së fundmi miliarderi Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sanchez kanë qenë duke pushuar në jahtin e tyre super luksoz dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte trupi me forma i Bezos por edhe i Lauren. Dyshja shiheshin të buzëqeshur dhe të lumtur krah njëri-tjetrit teksa ishin duke pushuar në brigjet e Spanjës. Çifti u nisën në Europë me avionin e tyre privat në fundjavë, e ndërsa për të shkuar deri te jahti 500 milionë dollarësh udhëtuan me helikopter.

Mirëpo ky udhëtim duket se nuk ishte bërë pa një arsye. Pas 5 vitesh së bashku Lauren dhe Jeff janë fejuar. Lajmi konfirmohet për Page Six nga një burim i afërt i çiftit. 53-vjeçarja, është parë me një unazë gjigante diamanti në gishtin e saj të martesës. Flitet edhe për një martesë shumë shpejt.