Celebrities Gossip Showbiz

Pushon me të dashurën e tij në superjahtin 500 milionë dollarësh, Jeff Bezos siç nuk e keni parë kurrë më parë!

Së fundmi miliarderi Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sanchez kanë qenë duke pushuar në jahtin e tyre super luksoz dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte trupi me forma i Bezos por edhe i Lauren. Dyshja shiheshin të buzëqeshur dhe të lumtur krah njëri-tjetrit teksa ishin duke pushuar në brigjet e Spanjës. Çifti u nisën në Europë me avionin e tyre privat në fundjavë, e ndërsa për të shkuar deri te jahti 500 milionë dollarësh udhëtuan me helikopter.

Superjahti është më i larti në botë, gati sa gjysma e madhësisë së Piramidës së Madhe të Gizës. Bashkë me këtë rekord, vjen edhe një kosto e madhe mirëmbajtjeje prej 25 milionë dollarësh në vit.

Së fundmi akuzat që një ish-shërbyese i ka bërë miliarderit të teknologjisë Bezos në një proces gjyqësor të ngritur në gjykatën e Seattle janë të rënda. Mercedes Wedaa, e cili ka punuar për pronarin e Amazon nga viti 2019 deri në vitin 2022, ka paraqitur një ankesë për të gjitha tmerret e përjetuara në rezidencën luksoze të miliarderit. Shërbëtorja e akuzoi Bezos-in se e detyronte të punonte 10 deri në 14 orë në ditë pa pushim drekë ose pa pushim nëse familja ishte në shtëpi.