Celebrities Showbiz

Ndodhi ajo që nuk e prisnim! Valdrin Sahiti arrin të fitojë ‘zemrën’ e miliarderes Jenner!

Një ndër bukuroshet më të përfolura të shoëbiz-it është miliarderja Kylie Jenner.
Ajo di gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes të mediave, ku sigurisht aludimet dhe thashethemet nuk kanë fund. Prej kohësh ajo përflitej rreth një shtatzënie të mundshme, ku dyshimi lindi prej fansave të saj nga postimet e saj në Instagram.
Por rreth dy javë më parë ajo ka konfirmuar shtatzëninë e saj me anë të një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Mund të themi se ky rrjet social është një ndër më të përdorurit dhe se Kylie renditet si personazhi i dytë me më shumë ndjekës, pas fuutbollistit Cristiano Ronaldo.

Ajo vjen gjithmonë me ide shumë inovative dhe sjell në treg produkte cilësore, që i duhen njerëzve. Këtë herë ajo i ka befasuar të gjithë duke lançuar një linjë të re e cila është larg kozmetikës apo rrobave të banjës, bëhet fjalë për produkte të kujdesit ndaj bebeve, “Kylie Baby”.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar klipin promovues të linjës ku shfaqet me të bijën, Stormi.
E gjithë video të krijon iluzionin e një parajse të vogël, ku të dyja janë krah njëra tjetrës mbi një botë të mbushur me re ngjyrë rozë të lehtë dhe luajnë së bashku.

Por përpos këtyre momenteve të ngrohta nënë e bijë, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është se Kylie mban veshur një krijim të stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti.

Këtë e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në të cilin shkruan “Muza @kyliejenner. Zyrtarisht VSLOVER”.
Sigurisht që komentet kanë qenë të shumta për këtë sukses tjetër të arrirë nga një shqiptar.
Kujtojmë se klipi është xhiruar një vitë më parë dhe qartazi stilisti ka punuar prej kohësh me të por e ka mbajtur sekret.
Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që emra shumë të njohur kanë zgjedhur të vishen nga Valdrini.
Suksesi i tij i parë, që u fol nga të gjithë ka qenë kur Sahiti stiloi një fustan të kuq për divën e muzikës pop, Beyonce, për ceremoninë e “Grammy”.
Gjatë 2021, ai ka veshur dhe aktoren Bella Throne në ditën e fejesës së saj. Emra të tjerë që i besuan ‘look-un’ e tyre talentit shqiptar janë. Paris Hilton, Little Mix, Bebe Rexha, Cardi B dhe shumë të tjerë.