Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshe nga herët e tjera, Kida zbulon ‘look-un’ e saj për klipin e këngës së re!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Duket se nuk do të presim shumë nga kënga e saj e re, e cila duket se do të publikohet shumë shpejtë, kjo pasi  Kida ka zbuluar pak nga projekti i saj. Së fundmi Kida ka zbuluar titullin e këngës së saj të re, e cila do të jetë “Vaj Vaj” dhe ka postuar një pjesë të saj me një video Tik Tok. Ditën e sotme Kida ka treguar ‘look-un’ e saj për klipin e këngës duke treguar të gjithëve që po punon për këtë projekt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto nga studioja e saj muzikore, ku përveç se ka treguar se po punon për këngën e re ka treguar edhe se është vendi ku ajo dëshiron të qëndrojë përgjithmonë.