Në fillim votimi, pastaj dasma/Çifti tërheq vëmendjen në qëndrën e votimin në Turqi!

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi u përcoll me interesim të madh nga qytetarët e këtij vendi. Shtetasit turq janë munduar që me çdo kusht të gjejnë kohë të lirë që të shkojnë në qendrat e votimit, për të kryer obligimin e tyre qytetar.

Por, në Konyaalt të Antalias, komisionerët u habitën kur panë një çift të sapomartuar t’i drejtoheshin qendrës së votimit. Çifti İrem dhe Orhan Veli Akyüz kishin caktuar datën 14 për ceremoninë e tyre martesore. Por, kur u shpall pikërisht kjo datë, si raundi i parë i zgjedhjeve në vend, ata e shtynë dasmën në 28 maj.

Rastësia deshi që sërish, në datën që caktuan për kurorëzimin, të kishte zgjedhje në vend. Tashmë të vendosur, ata zgjodhën t’i bëjnë të dyja në një ditë. Në fillim dasmën, e më pas votimin. E veshur me fustanin e bardhë, İrem hyri në dhomën e fshehtë për të bërë zgjedhjen për presidentin e ardshëm të vendit.

Jam shumë e lumtur. Qoftë fat për ne.

Nga ana tjetër, Orhan tha për mediat:

Ne e shtymë ceremoninë sepse përkoi me ato zgjedhje. Pas votimit do shkojmë në sallë për dasmën. Fat i mirë i vendit tonë. Ne kemi bërë detyrën tonë qytetare.