Celebrities Music Showbiz

Në krizë martesore thatë ju?! Jennifer Lopez vjen me një këngë kushtuar Ben Affleck!

Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez surprizoi së fundmi duke zbuluar se do të publikojë një këngë dedikuar bashkëshortit të saj Ben Affleck. Përmes rrjetit social Instagram, Jennifer ndau listën e këngëve për albumin e saj të vitit 2023 “This Is Me… Now” , i cili përfshin “Dear Ben pt. ll.” Fansat u tërbuan menjëherë për titullin e këngës, i cili i referohet baladës “Dear Ben” që J.Lo publikoi në 2002, viti në të cilin u takua për herë të parë me Affleck.

Rikujtojmë, se J.Lo ia kushtoi albumin aktorit përpara se të jepnin fund lidhjes në vitin 2004. Këngëtarja foli në një intervistë për Vogue në fillim të këtij muaji duke thënë se ky album është gjëja më e sinqertë që ka bërë.

Njerëzit mendojnë se dinë gjëra për atë që më ndodhi gjatë rrugës, por ata me të vërtetë nuk e kanë idenë dhe shumë herë e kuptojnë gabim.

Lopez ndërkaq, ka rrëfyer së fundmi gjithçka për martesën e saj në një intervistë me revistën ‘Vogue’. 53-vjeçarja u martua me Ben Affleck në Las Vegas në korrik. J.Lo zbuloi se ajo është krenare që ka marrë mbiemrin e burrit të saj. Çifti u takua fillimisht midis viteve 2002 dhe 2004 dhe gjatë ndarjes së tyre 20-vjeçare Ben u martua me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë.

Ndërkohë, Jennifer u martua me Marc Anthony në 2005 dhe tre vjet më vonë ata mirëpritën binjakët Emme dhe Max. Ata u divorcuan më pas në 2014. Faza e re që po kalon çifti nuk është aq e thjeshtë sa duket, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Emme dhe Max, fëmijët e Jennifer Lopez, nuk duan të kalojnë shumë kohë së bashku si familje. Megjithatë, vetë artistja shpjegoi se vazhdimisht po përpiqet t’i bëjë fëmijët e saj të përpiqen të shkojnë mirë në shtëpinë që ndajnë së bashku në Los Angeles.