Celebrities Gossip Showbiz

Në një romancë me Callum Turner?! Dua Lipa nuk di të humbasë kohë…

Ylli i muzikës pop Dua Lipa dyshohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin britanik, Callum Turner, pasi dyshja u panë bashkë në një festë në Beverly Hills. Në pamjet e siguruara nga TMZ, ylli i muzikës pop u shfaq për një kohë të shkurtër duke kërcyer me Callum në ngjarjen e së mërkurës mbrëma.

“Është njohje e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”- tha një burim i brendshëm i dyshes për tabloidin Page Six, duke shtuar: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”. DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit për media të këngëtares të cilët ende nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështje. Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata u puthën. Teksa u largua nga festa, aktori u pyet nëse ai dhe Dua ishin çift dhe në vend që ta mohonte, ai qëndroi i heshtur.

Aktori britanik është pjesë e serialit më të ri “Masters Of The Air” që u dha premierë. Ngjarja e serialit fokusohet në Luftën e Dytë Botërore dhe krenohet me një kast mbresëlënës që përfshin yllin e “Elvis”, Austin Butler dhe aktorin e “Saltburn”, Barry Keoghan.

Callum është një nga anëtarët kryesorë të kastit në serial, i cili ka Steven Spielberg si një nga producentët e tij dhe Cary Fukunaga si një nga regjisorët e tij. Ndërkohë Dua nuk është e përfshirë me serialin, duke ngritur kështu një sërë dyshimesh për prezencën e saj në këtë premierë. Romanca e fundit e Dua-s vjen e freskët pas ndarjes së saj të supozuar nga i dashuri i saj i fundit, regjisori francez Romain Gavras.

Dua ka kaluar një vit 2023 të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night. Nga ana tjetër ylli i muzikës botërore po përgatitet për sjelljen e albumit të tretë në tregun muzikor. Këngëtarja ka zbuluar se e ka lënë duhanin gjatë një interviste në emisionin “Late Night With Seth Meyers”. Nuk është e qartë saktësisht se kur këngëtarja filloi të pinte duhan, por pasi vuajti nga inflamacioni i laringitit në dhjetor të vitit 2021, ajo ndjeu nevojën për ta lënë duhanin për hir të turneut të saj.