Celebrities Gossip Showbiz

Në prag të 30-vjetorit Demi Lovato i premton diçka vetes së saj!

Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka hapur zemrën së fundmi dhe ka folur për rrugëtimin e saj të rikuperimit ndaj substancave narkotike. Këngëtarja 29-vjeçare foli për albumin ‘HOLY FVCK’, që do të publikohet në gusht. Lovato e cila së fundmi publikoi këngën e re “Substance” tha se:

Kisha njerëz rreth meje që donin që unë të isha esëll dhe nuk mendoj se e doja këtë gjë. Unë provova vetëm të pi duhan, u përpoqa ta bëja këtë, i bëra të gjitha vetëm për të arritur në një zgjidhje.

Këngëtarja e hitit “Cool for the Summer” ka qenë prej kohësh e hapur për luftën me varësinë ndaj drogës, duke përfshirë efektet e vazhdueshme të një mbidoze në korrik 2018. Më herët në një intervistë, Lovato, e cila do të festojë 30-vjetorin muajin e ardhshëm, ka reflektuar gjithashtu për fillimin e një faze tjetër të jetës.

Unë gati jam 30 vjeçe dhe tashmë jam në një fazë të jetës që më duhet të reflektojë dhe t’i bëj gjërat ashtu sic duhet të jenë.

Mirëpo, ajo theksoi se është e emocionuar që do të zhvillojë një tur koncertesh.

Ne po punojmë shumë për të ofruar një shfaqje të jashtëzakonshme për të gjithë fansat e mi dhe mezi pres t’i shoh ata personalisht për të festuar këtë muzikë të re.

Rikujtojmë se, para disa kohëve 29-vjeçarja erdhi me një teori të sajin që i habiti të gjithë. Ajo pohoi se dikur ka pasur një takim me një qenie jashtëtokësore në Joshua Tree, në Calif dhe se përvoja jashtë kësaj bote ishte shumë tronditëse. Njerëzit dhe fansat e këngëtares nuk e pritën aspak mirë këtë deklaratë, duke theksuar se gjërat që Demi thotë nëpër intervista sa vijnë e bëhen edhe më të çuditshme. Madje, pati edhe nga ata që e akuzuan se gjithçka ajo e thotë për të marrë vëmendje.