Lifestyle Love & Sex

Nëse do të divorcoheni apo jo, është ‘e shkruar’ në ADN-n tuaj!

A e dini se çfarë thotë shkenca për ‘genin e divorcit’ dhe përse disa çifte ndahen ‘papritmas’? Sipas studimeve, ADN-ja jonë ka rol të madh në mënyrën se si ne grindemi. Nëse lidhja është plot grindje dhe martesës i vjen fundi, bashkëshortët do të mund të pyesnin natyrshëm se çfarë shkoi keq.

Hulumtimet kanë treguar se te gratë të cilat e kanë këtë ‘gen divorci’, i cili ndikon në oksitocinë, ekziston 50 % probabiliteti që do të konstatojnë që nuk janë të lumtura me jetën bashkëshortore ose së paku që janë afër divorcit. Ekziston dyshimi që për shkak të këtij geni nuk mund të lidhen normalisht me partnerin.

Geni gjithashtu vendos a do t’i jetë besnik burri bashkëshortes së tij. Çuditërisht, nuk është vetëm edukata apo karakteri i burrit ajo që vendos a do t’i jetë besnik së njëjtës bashkëshorte. Shkencëtarët kanë zbuluar që ekziston një gen i veçantë i cili ka të bëjë me besnikërinë. Ashtu si edhe gratë, edhe meshkujt e kanë hormonin e tyre i cili ka të bëjë me lidhjen dhe besnikërinë. Quhet vazopresinë dhe disa meshkuj kanë një mutacion në një gen të lidhur.

Nëse një burrë ka këtë mutacion gjenetik, ai ka më pak gjasa të jetë monogam dhe rrezikon të jetë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij. Fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë gjasa të divorcohen nga bashkëshortet e tyre në krahasim me fëmijët e rritur në familje me dy prindër.

Dhe studimet sugjerojnë se faji mund të mos jetë edukimi, por faktorët genetikë. Sipas një hulumtimi të kryer që përfshinte fëmijë që u birësuan në një familje dhe që u rritën me prindërit e tyre birësues, ka rezultuar se fëmijët kanë trashëguar prirjen drejt divorcit nga prindërit e tyre biologjikë, jo nga prindërit birësues me të cilët kanë jetuar dhe që kanë ndikuar në edukimin dhe edukimin e tyre.