Health & Beauty Lifestyle Tech

Nëse mbaron bateria e telefonit, dhimbja e kokës shfaqet dhe jo vetëm kaq! Zbuloni më shumë…

Së fundmi sipas hulumtimit të OnePlus, tre nga katër persona nuk dalin nga shtëpia me bateri nën 20%. Telefoni është një element themelor për rutinën e përditshme. Gjithashtu nga të dhënat e kërkimit del se 5% e njerëzve thonë se vuajnë nga dhimbja e kokës nëse telefonit i mbaron bateria kur janë larg shtëpisë. Ndërsa pothuajse 1 në 10 pranojnë se nuk mund të fokusohen në asgjë tjetër kur bateria është gati të mbarojë.

Përdorimi i Google Maps për të lundruar është në krye të listës me 45%, ndërsa 25% e njerëzve shqetësohen nëse smartphone i tyre ngelet pa bateri ndërsa janë jashtë me miqtë dhe një e treta e njerëzve të anketuar (30%) ndihen të çorientuar nëse shiriti i baterisë bëhet i kuq në mes të pushimeve. Studimi zbuloi gjithashtu se sa thelbësore janë pajisjet celulare për jetën tonë të përditshme: 61% e të anketuarve pranuan se telefoni i tyre është një mjet ‘i domosdoshëm’ për jetën moderne, nga qasja në një llogari bankare deri te rezervimi i biletave, deri te menaxhimi i postës elektronike të punës.

Sa i përket hendekut gjinor, gati një në pesë gra (23%) pranoi se do të ishte problem nëse telefoni i tyre do të ishte pa bateri gjatë një takimi të parë, duke rrezikuar potencialisht aftësinë për të ndarë përditësime në kohë reale me miqtë, mirëpo vetëm 7% e meshkujve e kanë këtë shqetësim. Hulumtimi zbuloi gjithashtu se tre nga katër njerëz janë të habitur se sa të lidhur jemi ne me teknologjinë sot, me gati gjysma e të anketuarve që thonë se do të ishte vërtet e çuditshme të dalësh nga shtëpia pa telefon.

Nëse nuk jeni të sigurt për ekzistencën e një mënyre “të duhur” për të karikuar telefonin tuaj, nuk jeni vetëm. Disa njerëz thjesht e vendolsin telefonin e tyre në një karikues sa herë që ka energji elektrike. Të tjerët e mbajnë me kujdes baterinë e tyre midis 40% dhe 80%, duke mos lejuar kurrë një karikim të plotë, me besimin se bateria do të zgjasë më gjatë si rezultat i këtij veprimi.

Bazuar edhe tek studiuesit e baterive dhe ekspertët e ripërdorimit në iFixit, duke rishikuar studimet mbi tendencat e zëvendësimit të telefonit dhe duke analizuar disa të dhëna të përdoruesit nga punonjësit e Wirecutter, është zbuluar se megjithëse mikromenaxhimi i baterisë së telefonit tuaj ka të ngjarë të zgjasë jetën e saj në një shkallë të vogël, rezultatet mund të mos ia vlenin për planin afatgjatë.