Lifestyle Love & Sex

Nëse mendoni se sherret po e dëmtojnë marrëdhënien tuaj dashurore e keni shumë gabim!

Bazuar në studimet e fundit, 44% e çifteve të martuara besojnë se të zihen me njëri tjetrin më shumë se 1 herë në javë i ndihmon ata ta mbajnë lidhjen e shëndetshme. Dhe për çudit kjo në fakt është e vërtetë. Thuhet se çiftet që zihen më shumë e duan vërtetë njëri tjetrin. Doni të dini pse?! Zbulojeni më poshtë:

1. Zënkat janë shenjë e një lidhjeje të maturuar

Sigurisht që nëse sherri bëhet kronik, është një shenjë e keqe. Por nëse diskutoni, konfliktoni dhe tregoheni të sinqertë në çfarë po kërkoni, tregon se lidhja juaj është gati për një tjetër nivel.

2. Zënkat tregojnë interes.

Sigurisht, është më e thjeshtë të bësh sikur nuk sheh dhe të vazhdosh rutinën tënde, por kur pala tjetër të intereson, padyshim që do përfshihesh në konflikt apo do debatosh. Kjo nuk tregon gjë tjetër përveçse përfshirje dhe dashuri.

3. Sherri e bën lidhjen më të fortë

Kur debatoni, nuk ka rëndësi kush fiton apo humbet. E rëndësishme është që ju mësoni shumë për njëri tjetrin dhe për veten. Nëse pranoni kompromise, do ta forconi çfarë keni bashkë.

4. Rrit pasionin në çift

Ka çifte që e shijojnë shumë konfliktin sepse kjo rrit nivelin e tyre të hormoneve. Ata e dinë se sherri i radhës është thjesht një justifikim për të ndezur pasionin në çift. Kujtoni pak se bukur është kur pajtoheni.

5. Zënkat ju nxjerrin nga monotonia

Edhe nëse jeni bashkë prej vitesh, padyshim që ka gjëra për të cilat nuk bini dakord dhe kjo nuk është aspak keq. Konfliktet konstruktive do ta bëjnë edhe më interesante lidhjen tuaj. Imagjinoni sa e mërzitshme do të ishte nëse nuk do të kishit për çfarë të debatonit bashkë.

Ndërkaq, të dish të interpretosh gjuhën e trupit është shumë e dobishme nëse duam të kuptojmë se sa tërheqje ka mes nesh dhe personit që kemi përballë. Është e sigurt, në fakt, se si burrat ashtu edhe gratë, kur ndiejnë tërheqje ndaj dikujt, kryejnë një sërë sjelljesh, krejtësisht të pavullnetshme, të cilat, për syrin ekspert, rezultojnë si një provë e tërheqjes së dukshme.