Lifestyle Love & Sex

Si “komunikon” trupi i një gruaje dhe i një burri kur kanë tërheqje fizike ndaj njëri-tjetrit!

Të dish të interpretosh gjuhën e trupit është shumë e dobishme nëse duam të kuptojmë se sa tërheqje ka mes nesh dhe personit që kemi përballë. Është e sigurt, në fakt, se si burrat ashtu edhe gratë, kur ndiejnë tërheqje ndaj dikujt, kryejnë një sërë sjelljesh, krejtësisht të pavullnetshme, të cilat, për syrin ekspert, rezultojnë si një provë e tërheqjes së dukshme. Kontakti me sy është një nga shenjat më të forta të interesit por nuk është e vetmja. Mënyra se si i lëvizim duart, si i kryqëzojmë këmbët apo qëndrimi ynë, mund të zbulojë shumë.

Shumë pyesin nëse ka një ndryshim midis mënyrës se si trupi i një gruaje dhe i një burri komunikon kur kanë tërheqje fizike ndaj njëri-tjetrit. Në fakt, gjuha e trupit të mashkullit bazohet kryesisht në qëndrimin dhe shikimin. Një djalë që mban një pozicion të hapur, me këmbët pak të hapura dhe duart në ijë, po komunikon se është padyshim i interesuar të vazhdojë të njohë gruan që qëndron përballë. Mënyra të tjera tipike si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat janë tendenca për të anuar kokën dhe skuqja. Ndërkaq, ja si ta kuptoni kur dikush ka interes për ju:

1.Pamja

Vështrimi është sigurisht një nga shenjat kryesore të tërheqjes mes dy njerëzve. Kontakti i gjatë dhe i vazhdueshëm me sy shpreh interesin dhe lehtëson fillimin e një bisede. Shikimi në sy i njëri-tjetrit apo shikimet e fshehta janë veprime të kryera si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, ndërsa nëse dikush shmang shikimin tonë ndoshta nuk është i interesuar për ne.

2.Qëndrimi

Sipas disa studimeve, qëndrimi apo mënyra se si ne zëmë hapësirë ​​me trupin tonë, mund të zbulojë shumë. Gruaja, përshembull, priret të marrë një qëndrim me kofshën e ngritur në mënyrë që të kujtojë në mënyrë të pandërgjegjshme idenë e fertilitetit. Burri, nga ana tjetër, i mban këmbët hapur dhe pëllëmbët e duarve të kthyera lart si shenjë e disponueshmërisë seksuale.

3.Buzëqeshja

Ndërsa buzëqeshja mund të interpretohet për disa si një shenjë e tërheqjes seksuale, ajo gjithashtu mund të tregojë nervozizëm. Një grua që buzëqesh shumë, në fakt, mund t’i duket i këndëshëm bashkëbiseduesi i saj, por nuk ka ndërmend të fillojë një histori me të.

4.Flokët

Me siguri kur një grua prek flokët e saj në mënyrë joshëse, ajo po dërgon një sinjal të qartë për të thënë se është e disponueshme për personin që ka përballë. E njëjta gjë mund të gjendet tek burrat, në fakt nuk është rastësi që flokët janë një armë shumë e fuqishme pushtuese.

5.Sytë

Përveç kontaktit me sy, që sigurisht është një shenjë e mirë interesi, sytë ofrojnë gjithashtu referenca të dobishme. Nëse ato zgjerohen, atëherë personi që kemi përballë është padyshim i tërhequr nga ne.

6.Kontakti

Përtej dallimeve të karakterit që ekzistojnë midis njerëzve, kontakti fizik i rastësishëm është një shenjë e qartë e interesit për tjetrin. Prekja e lehtë e vetvetes, ndoshta me dorë ose këmbë, ose duke u mbështetur me delikatesë në shpatullën e bashkëbiseduesit shpreh hapjen dhe tërheqjen seksuale si te burrat ashtu edhe te gratë.