Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Nëse nuk keni motivim të vendosni make-up kur dilni nga shtëpia, dëgjoni njëherë J.Lo…

Së fundmi, diva e muzikës latine, Jennifer Lopez është shprehur për atë që i bën lëkurës së saj pas një stërvitjeje intensive në llogarinë e saj në Instagram “JLo Beauty”. Super ylli u shpreh se kurrë nuk del nga shtëpia pa grim dhe gjithashtu kujdeset që të shkojë me veshje stil në palestër për të motivuar veten.

Pasi stërvitem dhe jam pak e djersitur, marr pastruesin tim, është bërë për të hequr të gjithë make up-in, papastërtitë dhe vajrat. Unë nuk mund të dalë nga shtëpia pa shkëlqim buzësh dhe bojë për vetulla dhe sinqerisht e kam vënë përforcuesin edhe në faqet e mia, po e kam vënë atë, dua të dukem mirë kur shikohem në pasqyrë. 

Pastaj 52-vjeçarja shpjegoi pse i jep rëndësi të madhe dukjes kur shkon në palestër.

Unë duhet të motivoj veten, unë vesh një veshje të lezetshme gjithmonë!

Rikujtojmë, se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen në tapetin e kuq pas 17 vitesh, në Festivalin e Filmit në Venecia. Mirëpo, çifti është përballur me një incident të pakëndshëm kur po largoheshin nga aeroporti i Venecias. Një fans u afrua pranë tyre dhe kërkoi me ngulm që të bënte foto me këngëtaren.

Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, vihet re se si aktori po përballej fizikisht me të pasi u afrua me tepër seç duhej dhe ai u përpoq ta largonte duke i vendosur dorën në kraharor.

Pasi Jennifer eci në tapetin e kuq të “Met Gala 2021”, ajo shijoi një puthje të ëmbël me Affleck sapo u takuan. Lopez kishte momentin e saj në tapetin e kuq të “Met Gala 2021”, por ajo gjithsesi “duhej” të përqafohej me Ben-in. Pasi ajo eci vetëm mbante një fustan të Ralph Lauren dhe më pas iu bashkua edhe i dashuri.