Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse përjashtohet Luizi…”, Armaldo bën deklaratën e papritur në lidhje me zarfin e zi!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.  Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. E kështu banorët kanë nisur nga aludimet se çfarë mund të përmbaj dhe për cilin apo cilët nga banorët është. Disa nga banorët mendojnë se zarfi ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek lavamani, mes Kiarës dhe Luizit. Ndërkohë Maestro, ka deklaruar se nëse zarfi është përjashtim për Luizin për këtë ngjarje, atëherë duhet të përjashtohet dhe ai, pasi e mbështeti.

Eva Alikaj ka disa ditë që është bërë pjesë e shtëpisë e ndonëse në fillim e kishte pak vështirë derisa të ambientohej e duket se ditën e sotme e ka treguar gjithë energjinë e saj. E veshur me bikini dhe duke ngrënë banane, Eva ka shijuar diellin e mëngjesit duke marrë rreze dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës, që Vëllai i Madh vendos çdo mëngjes për banorët. Luizi dhe Shpati gjithashtu kanë qenë në oborr dhe për një moment janë hutuar duke parë Evën.