Tech

Netflix vjen me një aplikacion të ri falas!

Netflix ka dalë me një aplikacion të ri me anë të të cilit, përdoruesit mund të luajnë videolojëra në televizor. Ende nuk ka informacione të detajuara mbi lojërat apo datën kur do të na shfaqet nëpër ekrane ky aplikacion i ri. E vetmja gjë që dihet është se ky aplikacion do të jetë falas.

Aktualisht, në App Store lexohet vetëm “Së shpejti, në Netflix”. Mendohet se videolojërat do të luhen duke përdorur celularin si telekomandë, duke shmangur kështu blerjen e konsolave të shtrenjta. Netflix do të ketë 40 videolojëra gati për vitin e ardhshëm dhe po punon për 70 të tjera, ndërkohë që 16 po i punon vetë.

Rikujtojmë, se Netflix po përgatitet për të hapur një restorant që quhet “Netflix Bites” dhe që do të nisë punën në fund të këtij muaji. “Me këtë restorant, ne do t’i japim mundësinë klientëve tanë që të zhyten në spektaklet e tyre të preferuara me ushqime”,-thotë Josh Simon i Netflix. Restoranti i Netflix do të hapet fillimisht në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.