Botë e Çuditshme Food & Drink

Netflix hap restorantin e tij të parë!

Netflix po përgatitet për të hapur një restorant që quhet “Netflix Bites” dhe që do të nisë punën në fund të këtij muaji. “Me këtë restorant, ne do t’i japim mundësinë klientëve tanë që të zhyten në spektaklet e tyre të preferuara me ushqime”,-thotë Josh Simon i Netflix. Restoranti i Netflix do të hapet fillimisht në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Restoranti do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 17:00. deri në orën 22:00 dhe në fundjavë nga ora 10:00 deri në orën 14:00, duke ofruar një menu speciale për mëngjes. Sipas Netflix, kuzhinierët do të bashkëpunojnë në një menu të veçantë që paraqet specialitetet e tyre unike dhe duke u dhënë fansave një përvojë restoranti të veçantë.