Celebrities Film & Tv Showbiz

Nga industria muzikore në atë kinematografike, Evi Reçi vjen me personazhin e saj në filmin “Guxim”!

Dje ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur VIP kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, por jo vetëm. Një ndër aktoret e filmit është dhe Evi Reçi, e cila debuton për herë të parë në një projekt kinematografik.

Debutimi yt në film erdhi si surprizë për publikun, si ishte për ty kjo eksperiencë?

Jam e paparashikueshme, si “Big Brother-i” (qesh). Eksperienca e parë ishte e bukur. Kam rol të vogël, të qetë, kështu që shpresoj që t’ju pëlqejë. Nuk kam bërë ndonjë mrekulli, por aktrimin e kam pasur gjithmonë qejf dhe më pëlqen që rolin e parë në kinematografinë shqiptare ma ka dhënë Driloni.

Si erdhi kontakti me Drilonin?

Si fillim jemi të dy artistë, pastaj në Instagram, pastaj më tha që ka një skenar që mund të më përshtatej. Fillimisht ishte një rol tjetër për mua në këtë film, pastaj thamë që është më mirë që të luaj rolin e protagonistes. Jam ajo që këshillon, që qetëson njerëzit.

Ke pasur ndonjë vështirësi gjatë xhirimeve?

Jo, vështirësi nuk kam pasur, thjesht kam qenë dhe xhirime të tjera dhe nuk kisha kohë për t’u qetësuar. Por ja që kur je nën presion dalin më mirë disa gjëra.

Më mirë të jesh në film apo në “Big Brother VIP”?

Filmi, sigurisht. E kam thënë sa herë që më pyesin njerëzit që e kemi një nga “Big-u” në shtëpi, nuk bëhen dy (qesh).

Si ishte të punoje me Drilon Hoxhën?

Shumë komode, shumë shaka sepse imiton të gjithë njerëzit.