Politikë

Nga kriza ekonomike te financimet ruse në politikë, Rama bashkëbisedim me qytetarë: Si mund t’i japësh 30 mijë paund kriminelëve? Investoni në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë në Facebook. ai i ka kthyer përgjigje pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve të pranishëm në takimin online.

Ai ka folur për tema të ndryshme që nga sulme kibernetike, te financimet ruse në politikën shqiptare, kriza financiare dhe projekte e qeverisë.

Pse nuk lini drejtësinë të merret me “pasanikët” e kullave? Rama: Kur kërkojmë drejtësi unë dhe shqiptarët jemi në një anë
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot drejtësinë, teksa u pyet për ndërtimin e kullave dhe VKM për legalizimin e kateve pa leje. Një qytetar e pyeti se pse amnistohen oligarkët, kurse qytetarët përballen me drejtësinë për një mur pa leje.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/2291122984388359/

Pyetje: Pse nuk lini drejtësinë të merret me “pasanikët” e kullave?

Rama: Kur vjen puna te drejtësia, unë dhe ti dhe gjithë shqiptarët që kërkojmë drejtësi jemi në një anë, nuk jemi në anë të ndryshme. Është shumë e vërtetë kjo që thua. E kam thënë dhe unë disa herë. Është e tmerrshme. Por pse ndodh kjo? Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët. Ky është problemi. Nuk jam unë që nuk lejoj drejtësinë të merret me ta, por është drejtësia që nuk na lejon ne që t’i bëjë gjërat deri në fund. Në fund fjalën e ka drejtësia. Nëse në këtë vend Gjykata do bënin sa Policia e Shtetit, ky vend do ishte shumë herë më i përparuar se sa është në raport me aty ku e nisëm. Sa janë rastet që policia i çon fajtorët në Gjykatë dhe sa janë raste që fajtorë marrin bekimin e Gjykatës dhe nuk shkojnë aty ku e kanë vendin.

Tek drejtësia e kanë kollaj. Keni dëgjuar shumë përralla për inceneratorët. Lidhur me ato TVSH-të e paguara, ose e devijuara, ose lidhur me ata të vdekurit, atë skemë e kanë zbuluar Tatimet e Republikës së Shqipërisë dhe ajo skemë është denoncuar në Prokurori dhe për atë skemë prokuroria nuk ka bërë asgjë dhe po atë skemë prokuroria e ka çuar te nëndaja, te këta që me doku e prokurorisë dalin çorodisin miletin. SPAK-u është një institucion i ri që merret me gjërat e tjera, me zyrtarët e lartë, por prokuroria e Tiranës, prokuroritë e rretheve merren me këto. prokuroritë e rrethet në bashkëpunim me inspektorë policie plotësojnë dosje dhe mbushin statistikat duke çuar para drejtësisë njerëz për një mur. Këta që ndërtojnë pa leje për të shitur, këta e blejnë prokurorinë, e blejnë gjykatësin dhe para këtyre prokuroria dhe drejtësia është e pafuqishme, të gjithë të tjerat janë poshtërsira të njerëzve vemje me gjak jeshil që nuk lënë gjë pa thënë për mua, për ne, ne një ves nuk e kemi nuk i bëjmë gabimet me qëllim dhe nuk e përdorim pushtetin.

Gënjeshtra bën xhiron e botës ndërkohë që e vërteta s’ka ngritur pantallonat, thotë populli. VKM vjen si nevojë për të kapërcyer këtë ngërç të krijuar me vite. Ligji është aty me vite. Ejani më tregoni se sa të pasur janë vendosur para ligjit. Merrini shikojini. Prokurorët bëjnë pazare me ta. Kjo është e vërejta. Gjykatësit bëjnë pazare me ta. Dhe më pas prokurorët bëjnë tregti me median dhe politikën. Kjo është e vërteta. Drejtësia ka punën e vetë.

Drejtësia ka punën e vet. Një vendim qeveri nuk amniston dot askënd. Një vendim qeverie nuk heq dot nga duart e drejtësisë asnjë. Nëse ti tek sheshi “Skënderbej” ose në qendër të Tiranës do ndërtosh 1 metër katror pa leje që pastaj do e paguash 5 mijë euro, nga mbrapa do kesh dhe drejtësinë e më pas do paguash gjobën, ti nuk ke pse ndërton më. Kjo është e vërteta. Po të vërtetën asnjëherë nuk ke për ta marrë vesh nëse nuk e kërkon në këtë llum.

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Rama: nuk kemi parajsë për t’ju ofuar, por kemi vullnet
Kryeministri Edi Rama po mban një bashkëbisedim online me qytetarë dhe gazetarë, ku po diskutohet për problemet dhe situatën aktuale në vend.

Rama u pyet në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe pamjet që janë bërë virale të të rinjve që shkojnë me gomone drejt ishullit.

Rama tha se me paratë që paguajnë trafikantët, ata mund të investojnë në Shqipëri dhe mund të nxjerrin më shumë fitime se nga një punë e rëndomtë në Britani.

“Shqipëria nuk i ofron dot kushtet e Gjermanisë dhe Britansië së Madhe. Të harxosh 20 mijë 30 mijë paund për të paguar trafikantë, ndëkohë që me aq lekë ti mund të ndërtosh një agroturizëm dhe me atë mund të bësh më tepër lekë se sa mund të bësh nga një punë e rëndomtë në Britani, siguritsht nëse nuk përfshihesh në grupe kriminale, por mund t’ju çojë në ferr kjo gjë. Nuk kemi një parajsë për të ofruar, por kemi vullnetin për një Shqipëri më të mirë”, tha Rama.

“Shumë familje i kalojnë 800 këh në dimër”, Rama: Gënjeshtra të mëdha, çmimi nuk është rritur përgjithmonë

Rritja e çmimit të energjisë ka qenë një nga shqetësimet e ngritura nga një qytetar gjatë një bashkëbisedimi virtual me kryeministrin Edi Rama.

Qytetari vuri në dukje lajmet në media, se shumë familje e kalojnë fashën 800 këh në dimër, ndërsa Rama diçka të tillë shqpifje.

“Nuk dua të bëj polemika me mediat. Është më shumë çfarë zgjedhim të dëgjojmë në një terren ku ka gënjeshtra të mëdha. Gjuha e urrejtjes kërkon shumë furnizim dhe furnizimi kryesor i gjuhës së urrejtjes është shpifja, akuzat e montuara, turravrapi për të asgjësuar karakteret, në pamundësi të asgjësimit të vet personave, sepse nuk jemi në diktaturë apo lufte civile me armë. Por jemi në një situatë lufte civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë. Nuk kam asnjë rrugë tjetër që të bëj përpjekjen time që të mos kontribuoj fare në këtë tymnajë dhe tu referohem të vërtetave. Janë mbi 1 milionë e 90 mijë familje që konsumojnë deri në 800 këh dhe mbi 40 mijë familje që kosnumojnë mbi 800 dhe në periudhën e pikut ky 40 mijë shkon deri në 60 mijë. Vendoseni në shkallë 1 million me 60 mijë. Kjo është shumë e thjeshtë për njerëzit. Të marrë secili faturën dhe të shohë sa konsumon. 800 + është vendosur me një qëllim, duke marrë parasysh se deri në 800 mund të plotësohen të gjitha nevojat bazë. Ne kemi vendosur dy gjëra që koha do ta tregojë nëse janë kurajo apo ambicie e madhe që do na kushtojë shtrenjtë. Kemi zgjedhur të mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël dhe të mos kufizojmë enegjinë elektrike. Por për një pjesë të familjeve që konsumojnë më shumë se 800 se kanë më shumë se një palë elektroshtëpiake, më shumë se sa për të ngrohur mjedisin ku rrinë, ne nuk mendojmë që duhet të paguajnë 1 milion e 90 mijë të tjerë. Ky çmim nuk është përgjithmonë, është nga 1 tetori deri në dhjetor dhe në bazë të situatës energjetike të vendit do ta rishikojmë nëse do ta mbajmë apo lëvizim”, tha Rama.

Akuzat e Berishës se mbylli çështjen “Basha” me drejtësinë, Rama: Kjo është dora e një shejtan budallai, ku hyj unë këtu?
Ish-kryeministri Berisha gjatë ditës së djeshme akuzoi kryeministrin e vendit, Edi Rama se i mbylli Lulzim Bashës hetimin lidhur me çështjen e lobimit rus.

“Lulzim Basha, i pyetur nga unë, më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin, janë para të mbledhura në përputhje me rregullat në diasporën shqiptare në SHBA dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë. Midis artikullit të gazetës dhe shpjegimit të Bashës, unë kam besuar variantin e këtij të fundit. Më vonë jam vënë në dijeni të faktit se Basha mbahej peng me dosjen Muzin, dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit, ku prokurori duke shkelur ligjin, nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, në kundërshtim flagrant me ligjin”, deklaroi dje Berisha.

Kryeministri gjatë bashkëbisedimit me gazetarët tha se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Pyetje: Sa gisht keni ju në mbylljen e çështjes Basha sa i përket financimeve ruse?

Rama: Ai që ju quani kryetari i PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë si ai. tani çfarë kërkoni. Kërkoni realisht ta marr seriozisht këtë pyetje dhe t’ju jap përgjigje. A nuk është i njëjti që mohoi me forcë çdo lidhje të financimeve ruse me PD? A nuk është i njëjti që i vuri gjoksin dehe e mbrojti Lulzim Bashën? Ku hyj unë? Ku është dora ime në këtë mes? Kjo nuk është dora e një budallai, por një shejtan budallai që torolis një vend të tërë duke ju tërhequr për hunde të gjithë ju që vazhdoni e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referimi, si një subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj dhe të futet të mes të debatit publik?

Vrasjet dhe atentatet në vend, Rama: Shqipëria është e sigurt si asnjëherë më parë

Kryeministri Edi rama po u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në një bashkëbisedim virtual.

Rendi dhe siguria ka qenë një ndër pyetjet e bëra nga një qytetar, i cili i kujtoi Ramës premtimin e bërë për sigurinë në vend.

Rama tha se Shqiëpria është e sigurt si ansjëherë më parë, ndërsa shtoi se vrasjet janë përgjysmuar në krahasim me vite më parë.

“Ne nuk kemi humbje jetësh 24 orë. Ne kemi pasur problemet tona me rendin, sidomos gjatë muajit gusht. Ne kemi pasur një kohë kur në Shqipëri vriteshin 100 persona në vit, përpara se ne të merrnim drejtimin e vendit. Në vitin 2012 janë vrarë 12 persona. Ne e kemi ulur përgjysmë numrin e vrasjeve në Shqipëri. Me këtë nu them që nuk do bëjmë akoma më shumë. Nuk ka vend ku të mos ketë vrasje, mund të përmirësojmë dhe do të përmirësojmë statistikat.

Sot ne jemi në mesataren e kontinentit europian. Kemi qenë në fundin e një pusi ku nuk na dukej emri. Sot jemi më morë se disa vende emfrat e të cilave s’po i përmend për të mos u kthyer në humor, ashtu si nuk jemi më mirë se disa vende në rajon. Shqipëria është një vend më i sigurt is asnjëherë më parë. E tregon dhe fakti që Shqipëria turistike po hedh hapa më të shpejtë përpara”, tha Rama

Financimet ruse “trazuan” politikën shqiptare, Rama ironi me opozitën: Është për të ardhur keq…

Më 14 shtator një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”, zbuloi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende.

Një nga këto vende ishte dhe Shqipëria.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe gazetarët i është përgjigjur pyetjes për financimet ruse në politikën shqiptare.

Rama: PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar temën. Dua t’ju kujtoj që po e trajtoni me të drejtë këtë teme sepse është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një ripublikimi të bërë nga SHBA. Kjo nuk është një temë e re. Është një temë që kur ne e kemi trajtuar dhe e kemi ngritur, shumë prej jush, përfshirë dhe ata që sot hidhen përpjetë sepse e konsiderojnë një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe, qoftë të medias, qoftë të politikës, përveç PS, nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim. Kjo është një pyetje që duhet t’ia drejtoni Prokurorisë, jo mua. Drejtësia e ka trajtuar këtë çështje dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë përgjigje. Është për të ardhur keq që sot shoh shumë që janë të tronditur, të shokuar, jo se duhet të na besonit ne kur u hap çështja, por se duhet të bënin detyrën e tyre.

“Pensionet nuk janë rritur mjaftueshëm”, Rama i përgjigjet qytetarit: I kemi indeksuar dy herë brenda vitit

Kryeministri Edi Rama po mban një bashkëbisedim virtual me qytetarët. Një ndër pyetjet që i është drejtuar kishte të bënte me pensionet, të cilat sipas një qytetari nuk janë rritur mjaftueshëm krahasuar me rritjen e çmimeve.

“Kjo është një çështje shumë sensitive, është një çështje e shqetësimit tonë dhe tim të përditshëm, si t’iu gjendemi më pranë pensionistëve. Sado shumë ti ngremë pensionet, asnjëherë s’mund t’i themi vetes dhe pensionistëve se kemi bërë mjaftueshëm. Por ne kemi ndërhyrë për herë të parë për të indeksuar pensionet dy herë brenda një viti. Ne kemi rritje të pensioneve. Kemi bërë dy ideksime, një në prill dhe një duke nisur nga muaji tetor në mënyrë që tu gjendemi pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni. Pensioni është rritur me mesatarisht 15 mijë lekë në krahasim me sa ishte. Çdo rritje është e nevojshme në raport me një inflacion që duhet ta themi, Shqiqpria po e mban në kontroll në raport me vendet e tjera”, tha Rama.