Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Nga miqësia me ish-banorët e “BBV” e deri te projektet e saj të ardhshme, Sheila Haxhiraj i thotë të gjitha në TAR!

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja Sheila Haxhiraj për të folur më shumë rreth albumit të titulluar “Astral”. Pse e ka quajtur kështu albumin Sheila? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Pritshmëritë për “Uh sa vapë” para dhe pas publikimit?

Secili artisti ka pritshmëri të larta thjesht ka pak ditë që ka dalë dhe çdo produkt do kohën e vet sa të arrijë në veshin e masës. Është në hapa të mirë, kam marrë komente pozitive si për këngën ashtu edhe për klipin.

Ndërkaq, me kë ruan miqësi Sheila nga kasti i “BBV”?

Pothujse me të gjithë. Kledi është suportues, të paktën ndaj punës time, ruaj marrëdhënie të mirë shoqërore me të. Me të gjithë kam ruajtur marrëdhëniet e mira por me asnjërin nuk jemi bërë miq të ngushtë thjesht kemi ruajtur dashamirësinë dhe respektin.

Sa do të jenë këngët në këtë album?

Mendoj dhe po projektojmë që të kemi edhe një këngë tjetër verore dhe pjesa tjetër e albumit mund të jetë nga periudha nëntor-dhjetor. Do të jenë 5-6 këngë ndërsa gjatë verës mund të nxjerrim edhe një këngë tjetër. Do të ketë duete dhe bashkëpunime në këtë album, por do t’ja lë pjesës së dimrit.

Projektet e ardhshme të Sheilës?

Pas kaq vitesh kam një rikthim te “Kënga magjike”. Është një nga ato këngë që kam dhënë shpirtin, është një dedikim personal. Do të jem gjithashtu dhe pjesë e një formati televiziv që ka të bëjë me kërcim dhe më këngë gjithashtu por që nuk po flas më shumë.