Celebrities Gossip Live From Tirana Music Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Sheila Haxhiraj na tregon gjithçka rreth albumit të saj të titulluar “Astral”!

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja Sheila Haxhiraj për të folur më shumë rreth albumit të titulluar “Astral”. Pse e ka quajtur kështu albumin Sheila?

Astral janë njerëz që udhëhiqen nga ana emocionale. Unë kam ujëra herë të qetë, herë të turbullt dhe atë çfarë përjetoj me veten time kam dashur t’ja vendos “Astral” albumit. Çdo këngë ka pikën emocionale, atë që çfarë dua unë të shpreh.

Le të flasim pak për këngët e albumit. Pse kënga është titulluar “Më e mira” dhe si lindi?

“Më e mira” lindi sepse me producentin ajo është kënga e parë që nis%m dhe ishte dashuri me dëgjim të parë. Menduam ta lëmë “Më e mira” sepse ishte një ogur i mbar për nisjen e albumit.

Nga këngët deri më tani, cila është më e mira? Ku fle energjia e Sheilës?

Këngët e mia i kam si gishtat e dorës, i kam si fëmijët e mi. Në gjendjen që jam tani do të thoja ‘Uh sa vapë’ se është edhe kënga e fundit që kam publikuar.

Kujt do i thonte Sheila ‘je më e mira’?

I them e para vetes dhe ekipit tim që më janë dedikuar shumë në rritjen time profesionale.

Nga erdhi frymëzimi për “Uh sa vapë”?

Këtë këngë ia kam besuar mikut tim, kënga është solare dhe energjike, fiks për periudhën e verës.

Në klip janë marrë sekuenca nga klipe të kaluara, xhirime që nuk janë parë. Pse kjo zgjedhje?

Donim të bënim diçka ndryshe dhe tham pse mos bëjmë diçka shumë reale? Unë i dua gjërat reale që artisti të shikohet edhe nga një aspekt tjetër. U menduam të bënim këto pjesë të momenteve. Unë kam një jetë të mbushur me lumturi dhe dashuri. Kam miq ndër vite që punoj me ta dhe kam shumë momente të dokumentuara dhe tham pse mos t’i bëjmë. Është 100% reale çdo gjë në atë klip.