Music

“Nën Dritën e Hënës”, Sheila Haxhiraj emocionon me këngën kushtuar vëllait të saj!

Pak javë më parë Henri Haxhiraj, ish-efektiv i Gradës, i ka fund jetës në moshën 37-vjeçare me armën e shërbimit. Një ditë më parë motra e tij, këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj, ka publikuar një këngë me një tekst rrëqethës dedikuar të vëllait. “Nën dritën e hënës”, quhet projekti muzikor që bën fjalë për dhimbjen që po kalon familja e saj pas ndarjes nga jeta të Henri Haxhiraj. Krahas postimit të këngës së re, Sheila shkruan:

“Nën Dritën e Hënës”. Si çdo vit për ditëlindje mezi prisja urimin tënd të parin. Më mungon urimi dhe përqafimi jot sot edhe pse e di që ti në atë parajsë gjendesh kudo me mua. Sot dua unë të të bëj ty një dhurate, atë qe unë di të bëj më mirë. Një këngë shpirti për ty shpirti im! Faleminderit nga zemra të gjithë bashkëpunëtorëve (familja ime e dytë) që u bëtë një me ndjesinë time, për të sjellë në jetë këtë këngë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SHEILA (@sheilahaxhiraj)