A Live Night Celebrities Music Showbiz

Nga rrugëtimi në muzikë, deri te menaxhimi i famës, Xhensila Myrtezaj zbulon gjithçka në “A Live Night”!

E ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Në një episod ku veç intervistës së artistes, Xhensila solli edhe disa interpretime të mrekullueshme të këngëve të saj, ku nuk munguan as sekrete të vogla lidhur me ato projekte muzikore. E teksa u shpreh për dashurinë e saj të madhe muzikën, Xhensila na tregon fillimet e saj në muzikë. Nga “Gjeniu i Vogël” tek “Ethet e së premtes mbrëma”, ky ka qenë rrugëtimi i artistes.

Në popullaritetin ku ka shënjuar, kanë qenë “Ethet e së premtes mbrëma”. Madje sot njerëzit, më thonë të mbaj mend që tek “Ethet e së premtes mbrëma”. Aty ka shenjuar karriera ime. Ka qenë e jashtëzakonshme. Të mendosh edhe mosha. Je një adoleshente që fillojnë të njohin të gjithë, të komplimentojnë të gjithë. Në shkollë fillon bëhesh më speciale… Ka qenë një periudhë shumë e bukur e jetës sime. “Ethet e së premtes mbrëma” kanë qenë shkollë për mua.

Bashkë me suksesin, vjen dhe fama. Por sa e lehtë dhe e menaxhueshme ka qenë ajo për artisten?!

Fama ka ardhur gradualisht. Ka qenë e pashmangshme që nga momenti ku u bëra pjesë e botës së artit, e muzikës, sigurisht që do bëhesha pjesë edhe e botës së showbiz-it. Me dëshirën, pa dëshirën time, u ndodha në një situatë që jo shpeshherë dua ta jetoj, edhe ta kem në jetën time. Ka të mirat e veta, por ka edhe të këqijat e veta. Jetojmë në një moment që gjithkush ka mundësinë të shprehë mendimin e tij, jo ballë-përballë, por pas një telefoni që nxjerr mllefet e tij, nxjerr pjesën toksike, helmet e tij, pa ditur fare për jetën tënde, për çfarë bën ti, sa ke sakrifikuar ti, pa ditur fare parimet e tua… Si këta njerëz vetëkënaqen me këtë gjë?! Është shumë diabolike. Është një sëmundje që duhet shëruar patjetër, nuk na vret ne më shumë sesa ka për t’i vrarë ata në të ardhmen…