Celebrities Showbiz

Nicolas Cage ka një ‘problem’ me fjalën ‘aktor’…

Aktori i njohur Nicolas Cage ka shprehur së fundmi se do të preferonte që ai të mos përshkruhet si një “aktor”. Ylli i Hollywood-it foli për preferencën e tij dhe karrierën e tij të gjatë ndërsa ishte në podcast-in e “Variety’s Awards Circuit” këtë javë. Ai u shpreh se:

Për mua kjo gjithmonë nënkupton: ‘Oh, ai është një aktor i madh, prandaj ai është një gënjeshtar i madh.’ Pra, me rrezikun që të tingëllojë si një gjë pretencioze, më pëlqen fjala ‘thespian’ sepse thespian do të thotë se po hyn në zemrën tënde, ose po futesh në imagjinatën tënde, ose në kujtimet ose ëndrrat e tua dhe ti po sjell diçka për të komunikuar me audiencën.

Cage aktualisht po merr vlerësime të mira për performancën e tij në filmin “Pig”, në të cilën ai luan personazhin Rob, një ish-kuzhinier që gjuan tartuf me shokun e tij. Aktori thotë se është mirënjohës që i është dhënë mundësia për të luajtur një film nga regjisori Michael Sarnoski, të cilit aktori i referohet si “Krye-ëngjëlli Michael”.

E dija pas disa dështimeve që isha margjinalizuar në sistemin e studiove dhe nuk do të më ftonin ata. Gjithmonë e kam ditur se do të duhej një regjisor i ri që do të kthehej ose do të kujtonte disa filma që kisha bërë dhe do ta dinte se mund të isha i duhuri për skenarin e tij dhe të më rizbulonte.

Rikujtojmë se, aktori i njohur i Hollywood-it, Nicolas Cage para pak kohësh është përfshirë në një incident aspak të zakontë ku është nxjerrë me forcë nga siguria e një kazinoje në Las Vegas. Sipas të dhënave nga dëshmitarët në vendngjarje, aktori 57-vjeçar ishte në gjendje të dehur dhe nisi të bërtiste përpara se të detyronte stafin e “Lary’s Prime Rib” ta nxirrnin jashtë atë.

Mendohet që stafi nuk e ka njohur Nicolas Cage i cili ishte veshur me një palë pantallona leopard dhe shapka me gisht, të cilat i kishte hequr dhe qëndronte zbathur në një kolltuk. Të njëjta burime tregojnë se Cage kishte pirë shumë uiski dhe shots-a me tekila, duke humbur kontrollin.