Celebrities Gossip Showbiz

Plas skandali me aktorin e njohur! I zbathur dhe në gjendje të dehur nxirret me forcë nga kazinoja!

Aktori i njohur i Hollywood-it, Nicolas Cage së fundmi është përfshirë në një incident aspak të zakontë ku është nxjerrë me forcë nga siguria e një kazinoje në Las Vegas. Sipas të dhënave nga dëshmitarët në vendngjarje, aktori 57-vjeçar ishte në gjendje të dehur dhe nisi të bërtiste përpara se të detyronte stafin e “Lary’s Prime Rib” ta nxirrnin jashtë atë.

Mendohet që stafi nuk e ka njohur Nicolas Cage i cili ishte veshur me një palë pantallona leopard dhe shapka me gisht, të cilat i kishte hequr dhe qëndronte zbathur në një kolltuk. Të njëjta burime tregojnë se Cage kishte pirë shumë uiski dhe shots-a me tekila, duke humbur kontrollin.

Një burim, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha për “The Sun”:

Ne ishim në atë bar në Lawry’s kur vumë re atë që në fillim menduam se ishte një i pastrehë plotësisht i dehur dhe i zhurmshëm. Për habinë tonë, doli të ishte Nicolas Cage. Ai ishte duke u grindur pak me stafin. Ai ishte në një gjendje vërtet të keqe dhe po shëtiste pa këpucë. Ai u bërtiste njerëzve dhe po përpiqej të përleshej dhe pastaj stafi i kërkoi të largohej.

Nuk është hera e parë që Nicolas është filmuar në gjendje të dehur në publik. Në mars 2019 ai u filmua duke bërë një skenë ndërsa aplikonte në gjendje të dehur për një licencë martese në një gjykatë në Las Vegas me gruan e tij të katërt Erika Koike.

Rikujtojmë, se Cage ka deklaruar së fundmi se nuk dëshiron të tërhiqet nga aktrimi. Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, aktori shpjegoi se është shumë i lumtur kur përgatitet për një rol. Nicolas u martua në shkurtin e vitit të kaluar në Las Vegas dhe ishte i sigurt se Shibata ishte e duhura kur mësoi për pasionin e saj në lidhje me kafshët e pazakonta shtëpiake.